Pyetjet e Shpeshta

1.⁠ ⁠ÇFARË E BËN "HELSY CLOTHING" UNIKE?

Te Helsy fokusohemi në krijimin e bazave urbane premium të dizajnuara për përdorim të përditshëm. Produktet tona kombinojnë dizajn minimalist, materiale cilësore dhe prerje oversized për të ofruar rehati me një estetikë moderne streetwear.

2.⁠ ⁠SA KOHE ZGJAT DËRGESA?

Porositë përpunohen brenda 1–2 ditëve pune. Dorëzimi në Kosovë zakonisht merr 24–48 orë, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë deri në 72 orë.

3.⁠ ⁠A MUND TA KTHEJ APO NDRROJ NJË PRODUKT?

Po. Nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj, mund të kërkoni kthim ose ndërrim brenda 48 orëve nga pranimi i porosisë. Produktet duhet të jenë të papërdorura, në gjendjen origjinale dhe me etiketat e bashkangjitura. Ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të suportit për të filluar procesin.

4.⁠ ⁠ÇFARË METODASH PAGESASH PRANONI?

Pranojmë kartat kryesore të kreditit/debitit dhe pagesa online përmes Paysera Checkout. Pagesa me para në dorë (COD) është e mundur për porositë brenda Kosovës.

5.⁠ ⁠SI MUND TË KONTAKTOJ ME HELSY CUSTOMER SUPPORT?

Mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes emailit në info@helsy-ks.com ose nëpërmjet mesazheve në Instagram @helsy.ks, apo në numër telefonit +383 48 776 697
Synojmë të përgjigjemi brenda 24 orëve gjatë ditëve të punës.

6.⁠ ⁠SI TË ZGJEDH MASËN E DUHUR?

Çdo faqe produkti përmban një tabelë të detajuar të masave për t’ju ndihmuar të zgjidhni përshtatjen ideale. Nëse jeni mes dy masave, zakonisht rekomandojmë të merrni atë më të madhen për një pamje më të rehatshme dhe oversized.

7.⁠ ⁠A DËRGONI EDHE JASHTË KOSOVËS?

Aktualisht dërgesat kryhen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Po punojmë që së shpejti të zgjerojmë shërbimin edhe në vende të tjera – na ndiqni në rrjetet sociale dhe në web për përditësime.